Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur se presidenti Ilir Meta  ka paraqitur sot prova tronditëse për atë qe vete presidenti po e cilëson si komplot apo puç kushtetues i realizuar nga kreu i KED, Dvorani.

 

Sipas ngjarjeve të fundit duket se lufta mes presidentit dhe shumicës është tashme pa asnjë doreze.

 

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, gjatë një interviste me Aleksander Furrxhiun në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus është shprehur se në takimin e kësaj të marte me presidentin Meta kanë marrë një tjetër mbështetje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

 

Gjithashtu nga Vizion Plus, Ndoka ka theksuar se opozita e bashkuar nuk lëkundet nga vendimi i saj dhe nëse Rama beson se opozita është e dobët pse nuk e teston veten përmes zgjehdjeve të parakohshme.

 

Çfarë janë këto prova tronditëse të paraqitura nga presidenti?

E para presidenti na paraqiti komplet agjendën në procesin e emërimeve dhe vendimarrjes në gjykatën Kushtetuese, por edhe për pjesën e institucioneve të drejtësisë apo formën në tërësi. Ne në lidhje  me këtë kemi qenë njohur edhe më parë, por tashmë ai ka vendosur që ta paraqesë në mënyrë institucionale duke e mbështetur reformën dhe jo për ta penguar atë.

 

Çfarë është ajo që cilësohet si më tronditëse sipas Lulzim Bashës dhe pjesës tjetër të opozitës? Çfarë ka dalë sot?

Janë shumë prova, presidenti i është drejtuar prokurorisë në mënyrë institucionale dhe besoj se ky ka qenë dhe gjesti më i mirë prej një shtetari të përgjegjshëm duke respektuar dhe institucionin e presidencës. Pjesë e provave nuk janë video apo biseda siç jemi mësuar ne gjithmonë të shikojm ëbomba përmes videos por ka prova shkresore, përmes informacioneve.

 

A u fol për ndonjë bisedë të fshehtë të dëgjuar në këtë tryezë?

Jo, nuk ka lidhje kjo dhe nuk ishte pjesë e temës së zhvilluar sot.

A po merr zoti Meta atributet e opozitës sipas jush?

Jo përkundrazi, presidenti Meta është përpjekur të qëndrojë mbi palët dhe në shumicën e rasteve e ka bërë një gjë të tillë ka qenë ndoshta shpesh herë dhe në kundërshti me aksionin tonë opozitar. Siç ishte diegia e mandateve që ai e shprehur në mënyrë i gabuar sipas presidentit të Republikës, kjo ka qenë dhe thelbi  i kauzës sonë, i cili nuk ka qenë në një linjë me qëndrimet e tij.

 

Çfarë përfundimi u arrit nga tryeza e kësaj të marte, u la ndonjë takim tjetër, a tregoi presidenti një lloj harte të veprimeve që mund të ndërmarrë?

Presidenti ishte hera e parë që e shprehu se zgjedhjet e shpejta janë e vetmja zgjidhje e kësaj zgjidhje. Përshëndeti kërkesën tonë legjitimeve prej kohësh është një hap i avancuar i institucionit të presidentit madje ai u tregua i hapur edhe nëse politika e gjykon, mazhoranca apo opozita që edhe presidenti të zgjidhet nga populli jam i hapur.

 

Zoti Ndoka të gjithë janë në unison në radhët e opozitës së bashkuar që duhet të kemi zgjedhje të parakohshme?

Kjo nuk diskutohet tashmë, sot ishte një lajm i ri që edhe institucioni i presidentit që e mbështet një gjë të tillë dhe besoj se edhe brenda mazhorancës ka zëra te PS-ja jo te pjesa e rilindjes,  që e kupton se e vetmja zgjidhje e situatës janë zgjedhjet. Zgjedhjet janë një test, nuk është fundi. Maqedonia e Veriut është në kushte më komode se ne dhe kryeministri u drejtohet qytetarëve të vet për tu testuar edhe për pjesën morale dhe politike dhe ndoshta për faktorin ndërkombëtar. Sipas sondazheve mund që Zaev ti fitojë serish zgjedhjet të njëjtën gjë mund të bëjë edhe Raa nëse gjykon se opozita është e dobët e paorganizuar që nuk e ka mbështetjen e qytetareve mund ta bëjë një hap të tillë.

 

Si e pritët ju si parti aleate e PD-së atë që sot u zyrtarizua si propozim që në fushatat e ardhshme elektorale, financimi i fushatave të jetë 100 % nga buxheti i shtetit si ju duket ju?

Ky është një hap i domosdoshëm në këto momente pasi ne mendojmë se po dëmtojmë buxhetin e shtetit, që normalisht buxhëti dëmtohet nëse partitë politike financohen nga oligarkët, bizneset të cilët janë peng, pra gjithmonë ne e shikojmë se si kryeministri favorizon disa deputet me projekte korruptive edhe shumë e shumë kompani të tjera për ti përdorur në fushata elektorale. Kjo duket të pengohet është më mirë që të ketë një lloj pavarsie, pasi çdo parti politike e bën fushatën duke i kursyer shumë gjëra padiskutim edhe ne mos të kemi fushatat marramendese, por të thjeshta pa e mbushur vendin me parrulla dhe me flamuj po thjesht debate në media.

 

Çfarë ju pëlqen më shumë ju zoti Ndoka, nga teksti që po përgatit PD-ja dhe ekspertët e saj për reformën zgjedhore çfarë mbështesni më shumë ju në këtë pjesë?

Kodi zgjedhor ka nevojë për disa npërmirësime, kryesori është votimi dhe numërimi elektronik, kjo e zgjidh gangrenën që ekziston në këtë komision që në fund të fundit dhe ne ta shpallim rezultatin për dy orë si të gjithë vendet demokratike dhe kjo e mundëson një gjë të tillë. Gjithashtu na garanton dhe ne përballë dy partive më të mëdha që na kanë cënuar vota tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *