Kreu i partisë Libra Ben Blushi ka premtuar beteje kundër lojërave te fatit. Gjate nje takimi me banoret e njësisë nr 10 ne kryeqytet, Blushi ka deklaruar se do te pastroje qytetet nga bixhozi.

 

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka zhvilluar nje takim me banoret e kryeqytetit ne mbështetje te kandidatit Adi Haxhiymeri, i cili garon nen siglën e PD. Gjate këtij takimi, Duka akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka program elektoral.

 

“Kjo punë është kthyer në estradë kur Rama nga arritjet e veta programore, besoj e keni dëgjuar, thotë: Nuk kalon më njeri me semafor të kuq. A ka ndodhur në ndonjëherë që një kryeministër në katër vjet cilëson si arritje që njerëzit nuk kalojnë më me semafor të kuq. Imagjinoni sa boshllëk programor ka. Ndërsa PD programin e ka të qartë për një ekonomi të fortë dhe një të ardhme të sigurte.”

 

Kryerepublikani Fatmir Mediu ka takuar qytetaret e Vorës, te cilëve u ka kërkuar votën per numrin 6 dhe republikën e re.

 

 “Nuk do të lejojmë asnjëherë që me paratë e korrupsionit, me paratë qe kanë grabitur nga buxheti i shtetit, klanet pranë qeverisë të blejnë votat e qytetarëve dhe të mbajnë sërish peng Shqipërinë”.

 

Kandidati Gjergj Bojaxhi ka zhvilluar takime me biznese te ndryshme te cilëve u ka kërkuar votën per partine Sfida, si e vetmja force qe sjell ndryshimin

 

“Ata që e kanë futur vendin në gropë, nuk mund të jenë zgjidhja. Këta politikanë janë të vetmit fajtorë për këtë gjendje të vendit dhe nuk mund të meritojnë më besim. Ata duhen ndëshkuar me votë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *