Kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku deklaroi se me fitimin e zgjedhjeve, rinisë shqiptare do t’i rikthehet dëshira për të qëndruar në vend.

 

Ajo përmendi liberalizimin e vizave si një arritje të PD dhe shtoi se do të jetë vota e të rinjve që do të bëjë ndryshimin.

 

“Për të rinjtë e 2005 ishte e pamenduar që të udhëtonin pa viza në BE, por ja që qeverisja e PD e mundësoi këtë arritje. Të rinjtë e sotëm e kanë të pamundur të shohin një të ardhme këtu, por të jeni të bindur që qeverisja e PD pas 25 prillit do t’i kthejë dëshirën rinisë për të qendruar në vendin tonë. Të rinjtë janë motorri ndryshimit dhe brezi që i prin atij, prandaj vota e tyre kësaj radhe do të jetë për nëj Shqipëri më të mirë dhe që u shërben atyre. Në 25 prill Shqipëria Fiton! Rinia Fiton! #shqiperiafiton #riniafiton”, tha Jorida Tabaku në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *