E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Sveçla akuzon Vuçiç se po kërkon destabilizim: Armët e kapura do përdoreshin për sulme terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, mbajti këtë të shtunë një konferencë të jashtëzakonshme pas ngjarjes së te premtes, kur policia sekuestroi në veri të vendit një automjet me targa të Beogradit, të mbushur me municione luftarake.

 

Reklamë

Ministri Sveçla dha detaje nga operacioni policor dhe akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se përmes grupeve kriminale po tenton të destabilizojë Kosovën.

 

Gjatë konferencës për mediat nga Mitrovica e Jugut, Sveçla tha se Kosova nuk do të zmbrapset para kriminelëve.

 

“Sundimi i ligjit për ne është prioritet. Ne po veprojmë sipas ligjit. Të gjitha këto veprime policore, arrestime që po bëhen, dëshmojnë se ne nuk mund të zmbrapsemi mbrapa kriminelëve, dhe qëndrojmë të angazhuar për zbardhjen e të gjitha sulmeve dhe ruajtjen e të gjithë qytetarëve, pa dallim”.

 

Ai tha gjithashtu se do të kërkojë nga qeveria që organizatat serbe, Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada, të shpallen grupe terroriste.

 

Por serbet nga ana tjetër kanë ngritur pretendime se armët i ka vendosur vetë policia e Kosovës.

 

“Shërbimet tona të sigurisë gjetën prova dhe informuan aleatët për planet dhe synimet e Prishtinës dhe Kurtit. Kemi mbledhur informacione se Prishtina dhe shërbimet e tyre të sigurisë janë duke përgatitur arrestime të reja të serbëve dhe duke shkaktuar konflikt të armatosur ndëretnik. Në këtë plan, pjesëtarët e policisë së Kosovës, armët ilegale që ua sekuestruan shqiptarëve dhe serbëve më herët, i transportuan në pjesën jugore të Mitrovicës.”

Presidenti Vuçiç ndërkohë po vijon bisedimet me drejtuesit ushtarak për situatën e fundit të krijuar në Kosovë.

Më shumë video

Reklamë