E diel, 11 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, raportohet për 12 viktima dhe 300 të plagosur

Autoritetet lokale bëjnë me dije se nga sulmi në aeroportin ndërkombtar të Riadit në Arabinë Saudite kanë mbetur 12 persona të vrarë dhe 300 të tjerë të plagosur.

Viktimat ishin katër sauditë, dy persona nga Bangladeshi dhe nga një person nga SHBA-ja, Jordania, Palestina, Siria, Sudani dhe Egjipti, konfirmoi autoriteti saudit i aviacionit civil.

Reklamë

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid janë pezulluar.

Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite u zotua më vonë se do t’i përgjigjej sulmit, të cilin e quajti “krim lufte” dhe fajësoi rebelët Huthi të Jemenit.

Reklamë

Huthitët nuk kanë komentuar për sulmin e së shtunës, por thanë se ishin pas sulmeve të ndara në të njëjtin aeroport të enjten që vranë tre persona dhe dëmtuan një aeroplan.

Tre persona të tjerë u vranë në sulme të ndara të rebelëve Huthi në dy aeroporte të ndryshme saudite më 6 dhe 7 tetor.

Sulmi i së shtunës ishte më vdekjeprurësi që nga maji i vitit 2015.

Luftimet janë përshkallëzuar kohët e fundit midis forcave qeveritare të Jemenit të mbështetura nga Arabia Saudite dhe rebelëve Huthi, të cilët mbështeten nga Irani dhe kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit.

Përveç sulmeve në aeroportin e Riadit, një predhë ra gjithashtu pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Fahd në Dammam në Arabinë Saudite lindore të shtunën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.