E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulmi me dron pranë Polonisë, në shënjestër treni ku udhëtuan Boris Johnson dhe zyrtarë europianë

Një dron rus goditi një tren pranë kufirit Ukrainë-Poloni pak pasi ish-kryeministri britanik Boris Johnson dhe zyrtarë të lartë europianë të sigurisë kaluan nëpër të njëjtën linjë hekurudhore.

Autoritetet ukrainase thanë se nuk pati viktima, ndërsa të gjithë pasagjerët u evakuuan.

Reklamë

Johnson dhe zyrtarw të tjerë europianë për sigurinë u kthyen me tren tjetër nga një konferencë në Kiev.

Rusia deklaroi se kishte goditur “infrastrukturën hekurudhore” në Ukrainën Perëndimore.

Ndërkohë, kompania shtetërore ukrainase e hekurudhave nuk e përjashtoi që treni ku udhëtonin zyrtarët të ketë qenë shënjestër e sulmit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.