Hakerimi i sistemit qeveritar dhe policisë ka qenë kryefjala e kohëve të fundit.

 

Në një lidhje live me studion e lajmeve të Vizion Plus përballë moderatorit Aleksandër Furxhi, eksperti i sigurisë Adrian Shtuni tha se ndonëse Shqipëria është pjesë e aleancës së NATO-s, nuk mund të ketë ndonjë mbështetje të madhe nga kjo e fundit, për aq kohë sa nuk investohet për tu forcuar.

 

Adrian Shtuni

Ekspert sigurie

 

“Si në çdo aspekt tjetër aleancat e duhura janë të rëndësishme por nuk mund të përfaqësojnë përgjegjësitë perosnale që ka secoli përballë reziqeve që i vijnë. Aleanca jep një farë garancie, por nuk janë institucione bamirëse. Të gjitha vendet duhet të investojnë për të rritur fuqinë e al;eancës, sepse nëse nuk bën detyrat e shtëpisë nuk të vjen në ndihmë një aleancë e dobët”.

 

Eksperti i sigurisë më tej shtoi se Shqipëria nuk është rasti i vetëm që po përballet me këto sulme, duke sjellë në kujtesë edhe rastin e Estonisë.

 

Por Shtuni tha se Shqipëria do të ketë se çfarë të mësojë nga hakerimi i sistemeve, që ka qenë një agresion i madh.

 

Adrian Shtuni

Ekspert sigurie

 

“Shqipëria nuk është rast unik. Estonia është përballur me sulme kibernetike më të mëdha. Shqipëria ka çfarë të mësojë se është një agresion me ball të madh. Shqipëria për tu bërë e gatshme në nivelin e duhur duhet të ndryshojë politikat, sepse ai investim që ka ndodhur deri tani nuk ka qenë i mjaftueshëm. Jo vetëm të identifikohet problemi që sapo ndodhi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.