Të paktën 22 persona janë vrarë pas sulmeve të shumta ruse. 11 prej tyre u vranë në qytetin Dobropilia në vijën e parë të betejës në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë.
Rusia gjuajti dy raketa balistike në qendër të qytetit dhe më pas nisi një sulm duke synuar përsonat që u përgjigjën, sipas Volodymyr Zelensky. Dyzet e shtatë persona, përfshirë shtatë fëmijë, u plagosën në sulm, tha presidenti ukrainas në platformën X.
“Është një taktikë frikësimi çnjerëzore që rusët përdorin shpesh,” tha ai.
Today, all day long, work continued in the city of Dobropillya, the Donetsk region, following a Russian strike. It was one of the most brutal attacks, a combined strike carefully planned to cause maximum damage. Missiles, along with Shahed drones, targeted the central part of the… pic.twitter.com/bipdh5iS9I
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 8, 2025
“Ishte një nga sulmet më brutale. Ishte llogaritur qëllimisht që të shkaktonte dëme maksimale. Raketat, së bashku me një dron Shahed, shënjestruan pjesën qendrore të qytetit. Nëntë ndërtesa banimi u goditën. Gjithashtu u goditën qendra tregtare dhe dyqani.”
Misioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë tha se ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të vitit 2025 ndaj civilëve ukrainas.
Rreth 24 orë më parë, Rusia goditi objektet energjetike të Ukrainës duke përdorur dhjetëra raketa dhe dronë.
Sulmet ruse nisën të shtunën mbrëma pasi administrata e Shtëpisë së Bardhë pezulloi shkëmbimin e informacionit me Ukrainën.
At least 11 people were killed and 30 wounded in Russian missile and drone attacks on Ukraine’s eastern city of Dobropillya overnight, Ukrainian Interior Ministry said Saturday. Eleven more died in strikes in other front-line towns. https://t.co/LYU7xk3UQh pic.twitter.com/LO5nDVr5kJ
— Voice of America (@VOANews) March 9, 2025
Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion qeverisë së Presidentit Zelensky që të bashkëpunojë në thirrjen e bisedimeve të paqes me Rusinë.
Kompania amerikane e hapësirës ajrore Maxar Technologies njoftoi të premten se kishte çaktivizuar aksesin në imazhet e saj satelitore për Kievin.
Aftësia e tij për të goditur brenda Rusisë dhe për t’u mbrojtur kundër bombardimeve është zvogëluar shumë pa imazhe të tilla.
Zelensky nuk e përmendi shkëmbimin e informacionit të shtunën, por tha se ai mirëpret propozimin e Trump për të vendosur sanksione bankare dhe tarifa ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një zgjidhje përfundimtare e paqes./vizionplus.tv





