E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Sulm me thikë në Paris, plagoset oficeri i policisë

Një oficer policie është sulmuar me thikë në Paris. Sipas Le Figaro, oficeri i policisë u godit me thikë të enjten mbrëma në Paris nga një burrë i cili u plagos rëndë dhe më pas u qëllua nga një oficer tjetër.

Sulmuesi, i cili ishte në një “urgjencë absolute”, sipas një burimi policor, ishte larguar nga një dyqan aty pranë Louis Vuitton, ku kërkohej ndërhyrja e policisë.

“Në praninë e policisë, burri është larguar me thikë në dorë dhe gjatë një përleshje ka plagosur në vesh një punonjës policie”, shtoi një burim tjetër policor, pa specifikuar shkallën e plagosjes.

Sulmuesi u neutralizua nga policia ndërsa zona ku ndodhi ngjarja ishte e rrethuar, sipas ministrit Gérald Darmanin, i cili siguroi policinë për mbështetjen e tij. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë