Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri, në Hamburg të Gjermanisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, në një qendër që përdorej nga Dëshmitarët e Jehovait.

 

Sipas policisë, ngjarja ka vetëm një autor dhe ai besohet të këtë qenë ish-anëtar i komunitetit fetar. Mediat bëjnë me dije se, gjatë natës, është gjetur në godinë një person i vdekur, rreth moshës 40-vjeçare, i cili mund të jetë autori i krimit.

 

Sfondi i vrasjeve në Hamburg është ende i paqartë, ndërkohë që autoritetet kanë mbledhur prova e dëshmi, për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.

 

Dëshmitarët e Jehovait janë pjesë e një kishe ndërkombëtare, e themeluar në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 19-të dhe me seli në Nju York. Ajo pretendon se ka rreth 8.7 milionë anëtarë në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *