Stuhitë e orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme sidomos në zonat bregdetare të Shqipërisë.

Përvec detit të trazuar që është një rrezik I madh për jetën e qytetareve që guxojnë të futen në ujë ( rasti tragjik i Himarës këtë të mërkurë), ka shumë zona ka problem edhe me mungesen e energjisë elektrike.

OSHEE e rajonit të Vlorës bëri të ditur se si pasojë e shkarkimeve elektrike nga moti i keq me shi dhe stuhi ere është demtuar një prej shtyllave elektrike ne zonen e ish-kampit te Dhermiut.

Grupet e avarise së OSSH  së Vlorës po punon  për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në zonen e plazhit të Dhermiut që është ndër më të frekuentuarit në këtë fazë të sezonit të turistik.

Probleme me mungesën e energjisë elektrike ka pasur mëngjesin e kësaj të mërkure edhe në zonën e Radhimës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *