E diel, 18 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Studentja britanike bie pre e përdhunimit në Romë, si e shpëtoi rastësisht shoferi i taksisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të hënës në Romë, ku një studente britanike ka rënë pre e një përdhunimi.

Mediat e huaja raportojnë se ngjarja është zhvilluar në një nga zonat më të populluara të Romës, rreth orës 21:30.

Reklamë

Një burrë, i është afruar vajzës dhe ka tentuar ta shtyjë mes disa shkurreve dhe ka tentuar ti grisë rrobat.

Pasi vajza nisi të bërtiste, një shofer taksie që po kalonte aty ndaloi makinën dhe zbriti për ti ardhur në ndihmë.

Reklamë

Në këtë moment, burri është larguar me vrap, para se autoritetet të mbërrinin aty.

21-vjeçarja u dërgua në një spital të madh universitar në Romë, ku u aktivizua “protokolli rozë” i posaçëm për viktimat e abuzimit seksual. Rrobat që ajo mbante veshur u konfiskuan për analiza laboratorike.

Autoritetet italiane kanë mbledhur pamje nga kamerat e sigurisë në zonë dhe po vazhdojnë hetimet e tyre për të gjetur dhe identifikuar autorin e krimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë