E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Stoltenberg: Serbia dhe Kosova t’i rikthehen dialogut, KFOR është në dispozicion të paqes

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të punojnë për uljen e tensioneve në very.

 

Reklamë

Stoltenberg tha para gazetarëve se NATO do të ndërmarrë çdo masë për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në veri.

 

Reklamë

 “Forcat tona [të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR] do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të ofruar mjedis të sigurt”, tha Stoltenberg për gazetarët në Berlin pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

 

Dialogu është e vetmja zgjidhje për krizën e krijuar, sipas shefit të NATO-s, i cili kërkon nga dy vendet që t’iu kthehen bisedimeve.

 

Nga ana tjetër, Vuçiç ka refuzuar në mënyrë kategorike takimin e Kurtin, teksa ky i fundit ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.

 

Bashkimi Europian ftoi dy liderët në një takim në Bruksel për të dialoguar lidhur me shtensionimin e situatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë