Pas rezultatit te referendumit qe vendosi per shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Europian ka reaguar edhe agjencia “Standard and Poor’s”, e cila ka ulur vlerësimin per vendin. Nga niveli maksimal AAA, vlerësimi eshte rishikuar ne AA. Sipas njoftimit te agjencisë, rezultati i referendumit mund te çoje ne përkeqësim te performances ekonomike te vendit, përfshire sektorin e shërbimeve financiare. Ai do te dobësoje stabilitetin dhe efektivitetin ne politikëberje ne Britani. Nje votim i mundshëm i Skocisë per pavarësi, do te ndikonte ne stabilitetin ekonomik. Ky vendim i agjencisë eshte pasoje edhe e paqartësisë politike pasi kryeministri Cameron njoftoi se do te qëndroje ne detyre deri ne tetor. Edhe agjencia Fitch e uli vlerësimin nga AA+ ne AA, duke parashikuar nje renie te rritjes ekonomike ne termat afatshkurtër. Keto zhvillime erdhën ndërsa ministri i Financave, George Osborne deklaroi se ekonomia e vendit eshte mjaftueshëm e forte per t’u përballur me Brexit. Me heret edhe agjencia Moody’s kishte ulur parashikimin per borxhin nga te qëndrueshëm ne negativ. Uljet e vlerësimit do te ndikoje ne kostot e qeverise per te marre hua ne tregjet financiare ndërkombëtare, ndersa rritja e vlerësimit do te përkthehej ne norma me te ulëta interesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *