Pas sulmeve me 359 viktima dhe rreth 500 të plagosur, presidenti i Sri Lankës ka premtuar të rishqyrtojë sigurinë e shtetit. Në fjalën e tij Maithripala Sirisena ka premtuar se do të marrë të gjithë masat e nevojshme për të zbuluar dhe ofruar siguri e duhur në vend.

 

Kryeministri i vendit Ranil Wickremesinghe ka thënë se me shpërthimet mund të lidhet grupi i Shtetit Islamik (IS), i cili e ka marr për sipër sulmin por akoma nuk ka një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen.

 

Ndërkohë në vend vijojnë funeralet për viktimat e sulmeve me bombë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *