Subscribe

Sportingu i Lisbonës ju rikthye fitoreve dhe kreut te klasifikimit ne javën e 6-te te kampionatit portugez te futbollit. Ne Hoze Alvelade te ashtuquajturit luanët fituan me rezultatin 4-2 ndaj Estoril dhe tashme janë ne krye ne kuotën e 15 pikëve, dy me shume se Porto dhe Benfika. Një fillim mjaft i vrullshëm i te zotëve te shtëpisë, te cilët gjeten rrjetën qe ne minutën e 13 me ane te holandezit Dost. Ne minutën e 59 vendasit dyfishuan rezultatin me Koates, ndërsa tre minuta me vone pas nje përgjumje te kundërshtarit shënuan edhe golin e trete, ku protagonist ishte përsëri shtatlarti Dost. Ne minutën e 85 Estoril gjeti per here te pare rrjetën me Bruno Gomes. Shtesa e takimit do te rezervonte te tjera emocione ku ne minutën e pare Andre shënoi golin e katërt per te Sporting, ndërsa përsëri Bruno Gomes ne minutën e 93 vulosi rezultatin përfundimtar 4-2. Ne sfidën tjetër ne Do Dragao, Porto mundi Boavisten ne derbi 3-1. Miqtë surprizuan jo pak kur Nuno henrike kaloi ne avantazh Boavisten qe ne minutën e 5. Gjithsesi dragonjtë jo vetëm barazuan, por arritën ta mbyllnin pjesën e pare ne avantazh, fale Andre Silva autor i dy golave, nje nga te cilat nga pika e bardhe e penalltisë. Goli i trete per Porton do te vinte vetem katër minuta nga fundi me autor Alex Teljes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *