E shtunë, 31 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protesta kombëtare, policia e Dibrës lë të “lirë” protestuesit për Tiranë, asnjë kontroll në Rrugën e Arbrit

Ndryshe nga e shtuna e kaluar, ku policia blindoi rrugën e Arbrit me kontrolle për të gjithë ata që udhëtonin nga Qarku Dibër në drejtim të Tiranës ku mbahej protesta e studentëve dhe opozitës, ditën e sotme nuk ka patur asnjë postobllok të uniformave blu.

Rruga e Arbrit pranë tunelit të Murrizit ku ishte dhe pika e kontrollit nuk pati postobllok policie.

Reklamë

Po ashtu as në rrugët e tjera nuk ka patur kontrolle në aksin Burrel – Milot apo Burrel – Klos.

Blutë e Dibrës nuk janë përqendruar në rrugë për të monitoruar ata që do t’i bashkohen protestës së thirrur në orën 12:00, por disa furgona me polic nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër janë dërguar si mbështetje për forcat e Tiranës.

Ashtu si javën e kaluar edhe sot protestuesit nga qarku Dibër kanë lëvizur me automjete private dhe jo në mënyrë të organizuar për të mos patur probleme me policinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.