Subscribe

Elda Gjoka, organizatorja e eventeve sportive tha se në Shqipëri mungojnë përzgjedhësit e talenteve të reja.

E ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakaj, Gjoka u shpreh se më parë ka pasur shkolla sportive, por tani jo më.

Sipas sipërmarrëses, vendi ynë nuk ka një strategji afatgjatë për sportin.

“Njerëzit e pasur nuk duan që fëmijët e tyre të merren me sport sepse dihen ato problemet që futbolli të jep. Ne dimë që edhe ne Shqipëri  ka sportistë që kanë dhënë jetën në fushë. Përzgjedhësit e talenteve të reja mungojnë. Ne jemi në një shtet që dikur ka pasur shkolla sportive dhe tani Rilindja e ka zhdukur sportin. Ne nuk kemi një strategji afatgjatë për sportin. Ne kemi propagandë të shkëlqyer në Shqipëri”, tha Elda Gjoka. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *