E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Spiropali sulmon Bashën: Sqaro hetimet për pastrim parash nga PD pastaj fol…

Deklarata të Lulzim Bashës dhe akuzave të tij për qeverinë pas shkarkimit të Agim Kajmakun, nga mazhoranca I është përgjigjur zëdhënësja e këshillit të ministrave, Elisa Spiropali.

 

Ajo e quan Bashën, një personazh të pandehur në prokurori dhe para se të bëjë akuza duhet të provojë vetë pafajësinë për akuzën e pastrimit të parave në emer të Partisë Demokratike.

 

Reklamë

Spiroapli tha se PS nuk mbron askënd që shkel ligjin sic nuk mban përgjegjësi pë ata që abuzojnë me përgjegjësinë që kanë.

 

 

Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!

Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!

Vazhdo të lexosh

Reklamë