Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 November 2025
Vizion fokus

Dumani tregon në Bruksel presionet ndaj SPAK: Kemi marrë...

Izraeli shkarkon disa gjeneralë për shkak të sulmit të...

Spiropali me homologun kroat: Mbështesin ambicien e Shqipërisë për...

Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohet...

Linjë direkte Katar-Tiranë? Kryeministri Rama bisedime me drejtorin e...

Qëllohet me armë në ajër në Vlorë, një person...

Osmani dhe Kurti bisedojnë me zyrtarët amerikanë për bashkëpunimin...

Zelensky: Rusia duhet të paguajë për luftën, asetet e...

SHBA: Ruajmë sovranitetin e Ukrainës! Rubio: Afër marrëveshjes por...

PD sërish sot para kryeministrisë, opozita kërkon dorëheqjen e...

Spiropali me homologun kroat: Mbështesin ambicien e Shqipërisë për anëtarësim në BE

24 Nëntor 15:26

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj kroat Gordan Grlić Radman.

Në takimin bilateral, të dy Ministrat folën për ngritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, si dhe mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve.

Spiropali shkruan se “në takim diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë.”

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri kroat deklaroi se “Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE, dhe se përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian.”

Postimi i Spiropalit:

Pritja nga kolegu dhe miku, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane, Gordan Grlić Radman, për ta çuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona në një nivel të ri institucional, duke nisur me përgatitjen e Mbledhjes së Parë Ndërqeveritare, mbajtjen e Komisionit të Përbashkët për Marrëdhënie Ekonomike, me qëllim nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve.

Diskutuam për prioritetet e konektivitetit në rajon, ku rëndësi e veçantë iu kushtua ndërlidhjes në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunimit në siguri përmes marrëveshjes trilaterale Shqipëri-Kroaci-Kosovë.

Kroacia mbështet fort ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me BE, dhe përparimi i Shqipërisë është një shembull tipik i meritës në rrugën drejt integrimit europian./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BE Kroaci shqiperia Spiropali Takim

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e qeverisë dhe prokurorët e SPAK, ambasada jep detajet

më shumë...

Dumani tregon në Bruksel presionet ndaj SPAK: Kemi marrë kërcënime nga politika, media dhe sidomos nga krimi i organizuar

më shumë...

Izraeli shkarkon disa gjeneralë për shkak të sulmit të 7 tetorit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Java e fundit e nëntorit vendimtare! Horoskopi nga Meri Gjin...
  • Surpriza, fat dhe mundësi të reja! Këto janë 4 shenjat fatlu...
  • Mumifikoi nënën në shtëpi për t’i marrë pensionin, arrestohe...
  • Horoskopi për ditën e sotme, zbuloni parashikimin e yjeve pë...
  • 202 mijë biznese, borxhlinj! Fshihen miliarda lekë taksa, po...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.