Subscribe

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është zyrtarisht i pandehur. Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka mbyllur hetimet për të dhe tani duhet të përballet me akuzën se ka refuzuar të deklarojë të ardhurat në kufi.

 

“Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale : “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë.”

 

Bëhet fjalë për për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës. Ish-kryeprokurori Llalla pretendon se këtë shumë e kishte marrë borxh nga një mik.

 

 

 

Llalla është një nga tre zyrtarët e lartë, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako,  i cili është shpallur non-grata së bashku me familjen në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *