Subscribe

Prokuroria e posaçme antikorrupsion ka lëshuar 18 urdhra arresti këtë të mërkurë, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe kontrabandë.

 

Burime bëjnë me dije se deri më tani janë ekzekutuar 11 urdhra dhe në mesin e të prangosurve është edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, në kohën kur ky i fundit ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 

Sokol Idrizi akuzohet për mallra kontrabandë. Gjithashtu në pranga ka rënë bashkëshortja e tij dhe dhëndri i tyre. Ndërsa në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje SPAK ka lënë dy vajzat e Idrizit.

 

Në pranga gjithashtu janë vënë edhe dy efektivë të kufirit të Durrësit e ndërsa pjesa tjetër janë shoferë kamionësh.

 

Operacioni është zhvilluar në Tiranë, Lezhë, Shkodër e Dibër. Të njëjtat burime shprehen se këta persona merrnin ora të vjedhura nga jashtë vendit dhe i sillnin në Shqipëri.

 

Të arrestuarit akuzohen për kontrabandë mallrash, mosdeklarim te të hollave në kufi dhe grup të strukturuar kriminal.

 

SPAK ndërkohë po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet, pasi ka dyshime të forta se mund të jenë edhe efektivë të tjerë që kanë bashkëpunuar me Idrizin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *