Struktura e Posaçme Antikorrupsion publikoi strategjinë për hetimin e krimit zgjedhor. Ndër objektivat kyçe që SPAK është të ndalojë në kohë çdo formë presioni që vjen nga bandat kriminale apo çdo person që ka interes në ndërhyrjen e mundshme në parlamentaret e 11 majit.
Nga marsi deri në maj SPAK do të mbajë në vëzhgim jo vetem institucionet shtetërore por edhe median.
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj tha se hetimi duhet të nisë nga takimi i sotëm i Ramës me punonjësit e bashkisë së Tiranës në shesh.
Gazetari Armir Shkurti, i pranishëm në studio, deklaroi se takimi i Ramës nuk ishte takim pune, ashtu siç e cilësoi kryeministri.
Biseda në studio:
Këlliçi: Nëse e kanë me të vërtetë, mjafton denoncimi i Gjikurias, ku ka dalë ai petalja më e bukur e PS. Ai ka dalë me foto që voton në zgjedhjet e Himarës. Ndërkohë ka dalë në kongres dhe thotë ‘Jam lindur dhe jetoj në Lushnjë”. Mjafton ky kallëzim që të na japë një përgjigje. Sot që ne flasim është kryer një krim elektoral në mes të Tiranës. Nënpunësit e administratës janë çuar me detyrim për të marrë pjesë në një tubim elektoral. Janë detyruar të marrin pjesë dhe vetëm sot po ta ketë seriozisht Task Forca, është kryer takim elektoral në mes të Tiranës. Është miting elektoral. E kanë të shkruar në grupet e komunikimit që kemi të bëjmë me një aktivitet elektoral. Pavarësisht se është kamufluar se do të niste në orën 16:30 pas orarit të punës, nejrëzit janë mbledhur më parë.
Shkurti: Ka qenë takim pune. Foli për bufin, për kënetën, si kishte ecur bashkia e Sali qenit me kioska dhe pastaj erdhë këta heronjtë. Tirana e kioskave ishte një fazë që u mbyll shumë bukur dhe bravo i qoftë Edi Ramës. Kishin ardhur njerëzit e shkretë për një takim pune dhe panë një dokumentar. Ky nuk është takim pune. U fol për kënetën, bufin. Llumin, SPAK-un.
Borakaj: Pse i duhet Ramës në këtë moment?
Shkurti: I ka qejf ky këto show-t e mëdha. Tregon pushtet. Arrestimi i Veliajt, për mua është goditje shumë e rëndë për PS, për socilistin e ndershëm dhe atë që ka vjedhur. SPAK është shpalur prej Edi Ramës si një mitraloz që ne e krijuam për të qëlluar majtas dhe djathtas. Del sërish Rama dhe thotë “antikorrupsioni bëhet më i rrezikshëm se korrupsioni”. Kjo Task Forcë për mua, unë jam 100% pro. Çdo korrupsion fillon te vota.





