Subscribe

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesat për sekuestro për 31 pasuri nga Operacioni “Forca e Ligjit”. Përmes një njoftimi për shtyp, SPAK specifikoi se nga këto, 12 janë prona të sekuestruara, ndërsa 19 janë automjete. Ndërkohë, për 29 pasuri SPAK ka kthyer mbrasht OFL sepse kërkesat për sekuestro kanë qenë të paligjshme.

 

“Për 27 kërkesat e përfunduara Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri. Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit. Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme.”

 

Në total, OFL ka goditur 101 pasuri të vendosura në rrugë kriminale, duke kërkuar sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre. Këto pasuri, 71 prej tyre automjete dhe 30 pasuri të paluajtshme, kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, e cila njofton se i ka marrë të gjitha në shqyrtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *