Partia Demokratike nuk lodhet së bëri thirrje drejtësisë që të veprojë për aferën me inceneratorët. Nënkryetari i PD, Edmond Spaho deklaroi gjatë një interviste për edicionin e lajmeve për “Vizion Plus”, me gazetarin Aleksandër Furxhi, se janë disa emra që duhet të mbajnë përgjegjësi penale.

 

“Si mund të mendosh ndryshe kur të tre inceneratorët i ka marrë njëra dorë, pa garë, pa ekpseriencë në fushë me 16 vendime qeverie të nxjerra brenda një dite. Këto janë pyetjet për të cilat duhet të japë përgjigje qeveria. Të gjitha janë me fakte të nxjerra, vendimet e qeverisë kanë dalë. Të gjitha janë të së njëjtës datë. Nga drejtësia presim që të thërrasë duke nisur nga Rama, Arben Ahmetaj, ministrin Damian Gjiknuri, ministrin Lefter Koka dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë, përfshirë edhe ata të firmës që kanë abuzuar dhe kanë marrë paratë. milionë euro tashmë janë marrë nga ata edhe për inceneratorin e Tiranës, edhe për Fierin. Ku janë? Parashikojnë t’i japin edhe për 2021. Edhe 11 milionë euro të tjera merr inceneratori i Tiranës. Jo vetëm kanë marrë një biznes jashtë të gjitha rregullave, por vazhdojnë në të njëjtën rrugë ta ushqejnë me fonde derisa ta realizojnë qëllimin. Gjykata dhe prokuroria duhet t’i vërë para përgjegjësisë.”

 

Duke diskutuar për projektbuxhetin e 2021, Edmond Spaho paralajmëroi se kur PD të vijë në qeveri, ai do të rishikohet.

 

“Para se të arrijmë tek shifrat, dua të them që ky është akti i fundit i hajdutërisë i qeverisë së Edi Ramës, por edhe një buxhet i përkohshëm, vetëm për katër muaj sepse do të rishikohet thellësisht për t’i adresuar fondet tek qytetarët. Fakti më flagrant është që këto para janë orientuar tek oligarkët, tek PPP, tek koncensionet, tek inceneratorët. Këto janë pjesë e investimeve publike, për të gjitha ato që flitet se do të ndërtohen në 3D. 120 milionë të koncesioneve janë të barabarta 6 herë rritja e pensioneve, 3 herë Fondi i Ndihmës Ekonomike. Në vend që këto para të shkojnë tek nevojat e qytetarëve, shkojnë tek koncensionet.”

 

Nënkryetari i PD u shpreh i bindur se fitorja e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë historike.

 

“PD me gjithë opozitën e bashkuar do të fitojnë thellë në 25 prill. Është gjendja e ekonomisë së vendit, emigracioni pa fre që tregojnë se kjo qeveri e ka mbyllur kapitullin e saj dhe duhet të shporret një orë e më parë. Këtë gjë e di shumë mirë Edi Rama, e di mirë rezultatin që e pret në 25 prill. Prandaj ndryshoi Kodin, ndryshoi Kushtetutën.”

 

Intervista e plotë:

Qeveria thotë se projekton një shifër investimesh që është më e larta në dhjetë vitet e fundit, në shifra 120 miliardë lekë. Opozita është skeptike. Pse?

 

Para se të arrijmë tek shifrat, dua të them që ky është akti i fundit i hajdutërisë i qeverisë së Edi Ramës, por edhe një buxhet i përkohshëm, vetëm për katër muaj sepse do të rishikohet thellësisht për t’i adresuar fondet e buxhetit të shtetit tek interesat e qytetarëve dhe do të mbajnë përgjegjësi ata që abuzojnë. Fakti më flagrant është që këto para janë orientuar tek oligarkët, tek PPP, tek koncensionet, tek inceneratorët. Këto janë pjesë e investimeve publike, për të gjitha ato që flitet se do të ndërtohen në 3D, sikurse janë pjesë edhe të shpenzimeve korente. 120 milionë të koncesioneve janë të barabarta 6 herë rritja e pensioneve, 3 herë Fondi i Ndihmës Ekonomike. Në vend që këto para të shkojnë tek nevojat e qytetarëve, shkojnë tek koncensionet dhe abuzimet që kanë bërë së bashku.

 

Qeveria zotohet të ndërtojë rreth 3.500 banesa indivudale, rreth 4.600 kolektive, 145 objekte arsimore…

 

Qeveria duhet të nxitojë për të gjithë ata që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Ka patur premtime që do të ndërtoheshin brenda vitit 2020, tani fjala është që të ndërtohen përgjatë vitit 2021. Për këtë ka grante të dhëna nga BE dhe vende të tjera sikurse edhe kredi. Nuk ka sesi të disbursohen sa kohë qeveria nuk paraqet plane si do të përdorë paratë. Duhen dosje të përgatitura për çfarë do të ndërtojë, ku do t’i projektojë me projekte e me të gjitha që partnerët tanë të disbursojnë paratë. Aq më tepër kur e dinë natyrën e kësaj qeverie që abuzon me fondet.

 

Opozita është kundër faktit që qeveria zotohet të hapë kantiere apo të vijojë disa prej tyre. Jeni kundër projekteve apo jeni kundër shifrave që qeveria mendon të ndërtojë këto?

 

Ne nuk jemi kundër projekteve, por kundër vjedhjeve. Një rrugë ku kilomentri kushton 20 milionë euro, është jashtë çdo standardi. Nëse flasim për milot-Fier që kalon 70% në territorin ekzitues dhe është terren fushor, me kostot  më të larta se Rruga e Kombit.

 

Nuk ka mbetur gjë pa thënë për inceneratorët. Opozita i është drejtuar gjykatave, por ndërkohë e keni thënë verdiktin tuaj. Ju thoni vjedhje. Çfarë prisni nga gjykata?

 

Si mund të mendosh ndryshe kur të tre inceneratorët i ka marrë njëra dorë, pa garë, pa ekpseriencë në fushë me 16 vendime qeverie të nxjerra brenda një dite. Këto janë pyetjet për të cilat duhet të japë përgjigje qeveria. Të gjitha janë me fakte të nxjerra, vendimet e qeverisë kanë dalë. Të gjitha janë të së njëjtës datë. Nga drejtësia presim që të thërrasë duke nisur nga Rama, Arben Ahmetaj, ministrin Damian Gjiknuri, ministrin Lefter Koka dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë, përfshirë edhe ata të firmës që kanë abuzuar dhe kanë marrë paratë. milionë euro tashmë janë marrë nga ata edhe për inceneratorin e Tiranës, edhe për Fierin. Ku janë? Parashikojnë t’i japin edhe për 2021. Edhe 11 milionë euro të tjera merr inceneratori i Tiranës. Jo vetëm kanë marrë një biznes jashtë të gjitha rregullave, por vazhdojnë në të njëjtën rrugë ta ushqejnë me fonde derisa ta realizojnë qëllimin. Gjykata dhe prokuroria duhet t’i vërë para përgjegjësisë.

 

A ka sondazhe PD për gjendjen si paraqitet elektorati i saj, mbështetja e saj?

 

PD me gjithë opozitën e bashkuar do të fitojnë thellë në 25 prill. Është gjendja e ekonomisë së vendit, emigracioni pa fre që tregojnë se kjo qeveri e ka mbyllur kapitullin e saj dhe duhet të shporret një orë e më parë. Këtë gjë e di shumë mirë Edi Rama, e di mirë rezultatin që e pret në 25 prill. Prandaj ndryshoi Kodin, ndryshoi Kushtetutën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *