E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 32 minuta më parë
Bota

Sot nis gjyqi ndaj Donald Trump, nuk dihet nëse ish-presidenti do të marrë pjesë në seancë

NEW YORK, NY - APRIL 04: Former U.S. President Donald Trump sits with his attorneys inside the courtroom during his arraignment at the Manhattan Criminal Court April 4, 2023 in New York City. Trump pleaded not guilty to 34 felony counts stemming from hush money payments made to adult film star Stormy Daniels before the 2016 presidential election. With his indictment, Trump will become the first former U.S. president in history to be charged with a criminal offense. (Photo by Timothy A. Clary-Pool/Getty Images)

Procesi ndaj ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump do të nisë të sot përpara Gjykatës së Qarkut të Manhattan në Nju York. Ky  është një moment i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara pasi  është gjyqi i parë ndaj një  ish-presidenti në histori për akuza penale.

Nuk dihet nëse Trump do të marrë pjesë në këtë  seancë të  parë.

Trump akuzohet për falsifikimin e dokumenteve të biznesit kur i pagoi aktores të filmave për të  rritur  Stormy Daniels, nëpërmjet bashkëpunëtorit të tij Cohen, 130,000 dollarë në mënyrë që ajo të mos fliste publikisht për lidhjen e tyre të supozuar. Trump  akuzohet se i ka deklaruar paratë e paguara për  Daniels  si shpenzime ligjore të kompanisë .

Kjo  ndodhi  në vitin 2016 kur Trump po bënte fushatë për presidencën. Ne aktakuzën e ngritur nga prokurori Alvin Bragg, e akuzon Trumpin për falsifikimin e dokumenteve të biznesit në 34 pika. Por  ish-presidenti  i mohoi të gjitha akuzat dhe i quajti ato të motivuara politikisht.

Aktakuza kundër Trump është ngritur në mars të vitit 2023 dhe fillimi i gjykimit ishte caktuar për 25 mars të këtij viti. Por procesi është shtyrë disa herë për shkak se ekipi i ish-presidentit ka kërkuar kohë shtesë për të përgatitur mbrojtjen. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë