Subscribe

Nga kjo e diel nis rrugetimin emisioni me i ri ne Vizion Plus, E-zone. Eshte nje format dedikuar teresisht zhvillimeve ekonomike dhe financiare. 

E ftuara e pare ne kete emision e gazetares Rajmonda Lajthia eshte ministrja e Financave dhe Ekonomise, Anila Denaj e cila konfirmoi se qeveria do te dale ne tregjet nderkombetare ne muajin qershor per te marre 650 mln euro borxh per te financuar ekonomine.

Ministrja tha se drafti i amnistise fiskale po diskutohet me Bashkimin Europian, konkretisht me strukturen Moneyval qe merret me parandalimin dhe pastrimin e parave. Drafti do te jete gati brenda muajit maj.

Por ministrja ka paralajmeruar se do te rishikohen disa nga politikat fiskale, te cilat nuk kane dhene rezultat, sic jane ato te perjashtimit nga TVSH-ja ne disa sektore.

Por a do te shenoje ekonomia renien me te forte ne rajon gjate ketij viti?

E-zone do të jetë një hapësirë që do t’ju shoqërojë çdo të diel duke trajtuar temat më aktuale ekonomike dhe financiare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *