Teksa mori pjesë në ceremoninë për 107 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, lajmëroi se BE do të japë 19 milion euro ndihma për policinë shqiptarë në dy vitet e ardhshme.

Soreca inkurajoi policinë e shtetit që të vijojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Në vitet e fundit BE ka financuar 15 mln euro në mbështetje të policisë. Por në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar. RENEA është forca elitë e Policisë së Shtetit, që kryen ndërhyrje të rëndësishmeKrimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë fenomen vendor dhe lokal, por mbarëkombëtare prandaj duhet luftuar nga të gjithë bashkarisht.

 

Numri një I BE në vendin tonë deklaroi se “Një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Evropë më e sigurt”.

 

Në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit morën pjesë drejtues më të lartëte qeverisë mes të cileve edhe kryeministri Rama. Po ashtu u përurua dhe reparti i ri i Forcave Speciale RENEA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *