Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Sofje, nënshkruhet Protokolli midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

18 Korrik 07:19

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë e nënshkruan të dielën në Sofje, Protokollin e dytë midis dy vendeve fqinje përmes së cilit i mundësohet Maqedonisë së Veriut hapja e rrugës drejt negociatave me Bashkimin Evropian. Takimi vjen një ditë pas miratimit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez. Protokolli është pjesë e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë midis dy vendeve të arritur në vitin 2017.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se ky akt paraqet një shans historik që pas 17 vjetësh me status kandidat Maqedonia e Veriut fiton rastin t’i hapë që nga e marta bisedimet me BE-në me që do të pasonte fillimin e fazës së fundit të aderimit drejt BE-së.

“Shpresojmë që ky proces dypalësh i bashkëpunimit me Republikën e Bullgarisë dhe rruga e negociatave integruese me me BE-në do të mundësojnë një bashkëpunim më të ngushtë midis dy shteteve tona” tha zoti Osmani.

Ndërkohë, ministrja e jashtme bullgare Teodora Gençovska tha se është arritur përparim në të gjitha grupet sektoriale që janë pesë gjithsej në numër; Se ekspertët e Ministrisë së Jashtme bullgare janë të gasthëm të vazhdojnë punën me grupet e punës së Ministrisë së Jashtme maqedonase dhe se tani mbetet të zbatohet marrëveshja e arritur dhe për këtë, sipas saj, duhet një angazhim serioz nga të dy shtetet.

“Bullgaria, tha zonja Gençovska, është shteti që më fuqimisht e mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, teksa u uroi atyre sukses në këtë rrugë.

Megjithatë, menjëherë më pas, ministrja Gençovska në një takim me shtypin bullgar është shprehur se Bullgaria vazhdon të mos e njohë gjuhën maqedonase. Por, se ajo nuk mund t’ua imponojë qëndrimin e saj 26 vendeve të tjera anëtare të BE-se lidhur me këtë, sipas shefes së diplomacisë bullgare.

Me të mbërritur në Shkup, ministri Osmani shpalosi pjesë të Protokollit, të cilin ai e quan një procesverbal nga takimi dypalësh. Sidoqoftë sipas dokumentit, apo protokollit të dyja palët angazhohen që librat shkollorë të historisë të përshtaten sipas marrëveshjes që do ta arrijnë anëtarët e Komisionit të përbashkët përkatës. Zoti Osmani se tha nuk ka afate për përfundimin e punës së këtij komisioni.

Ndërkohë, Shkupi duhet të sigurojë qasje tek arkivat lidhur me rehabilitimin e personave, viktima të komunizmit gjatë periudhës jugosllave dhe fillim-viteve ‘90, përkatësisht të hapë arkivat e shërbimit sekret jugosllav të kohes, UDB.

Po ashtu, dy shtetet zotohen që t’i kundërvihen gjuhës së urrejtjes, ndërkohë që Maqedonia e Veriut do të mbështetet tek institucionet e saj gjyqësore në këtë luftë dhe nuk do të veprojë sipas përcaktimeve të Sofjes.

Sipas shpjegimeve të zotit Osmani, del që në Protokoll të mos jetë përfshirë fare çështja e gjuhës maqedonase. Protokolli është shkruar në të dy gjuhët, maqedonisht dhe bullgarisht.

Ministri Osmani la të kuptohej se Protokolli do të publikohej deri në përfundim të ditës së dielë dhe se vonesa për këtë është bërë për shkak të nevojës së bashkërendimit të qëndrimeve me palën bullgare.

Shkupi pret që të martën të mbahet Konferenca ndërqeveritare në Bruksel ku do të bëhej edhe çelja e bisedimeve për anëtarësim me BE-në. Autoritetet maqedonase thonë se nga e martja fillon procesi i ‘skriningut’ dhe zyrtarë evropianë do të vijnë në Shkup për të parë dhe këshilluar institucionet e këtushme gjatë një periudhe që do të zgjaste një vit e gjysmë.

Më pas, Maqedonisë së Veriut i duhet mbajtja e një faze të dytë të bisedimeve me BE-në dhe kjo paraqet një kusht për të. Deri atëherë, vendi duhet të bëjë rishikimin e Kushtetutës dhe njohjen e pakicës bullgare në të. Një sfidë kjo e vështirë sepse shumica aktuale nuk i ka votat e duhura prej dy të tretave në parlament, ndërsa opozita maqedonase është shprehur në mënyrë kategorike kundër kësaj./VOA

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Bullgaria Maqedonia e Veriut Protokoll Sofje

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe “Shqipëria Sociale” në fokus

më shumë...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar, zbardhen diskutimet

më shumë...

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.