E shtunë, 3 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Socialistët mbledhin firmat për gjeneral Bajram Begaj/ Pasdite Kuvendi voton për Presidentin

Ditën e djeshme gjeneral Bajram Begaj është propozuar nga Partia Socialiste si kandidat për President.

 

Reklamë

Në orën 10.00 grupi parlamentar i PS do të nisë mbledhjen e firmave, për propozimin zyrtar të Bajram Begaj, të cilat duhet të jenë jo më pak se 20-të, për t’i dërguar më pas në Kuvend.

 

Sot është raundi i katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, dhe mundësitë janë që Begaj të marrë 71 votat e nevojshme për zgjedhjen në postin e rëndësishëm.

 

Aktualisht ai mban detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë