Pas skandalit te radhës te dopingut , dorëheqjes se presidentit Elez Gjoza , Shqipëria e peshëngritjes merr një tjetër goditje. Federata ndërkombëtare e peshëngritjes ka bere te ditur ne faqen zyrtare se Shqipëria nuk mund ta organizoje kampionatin europian ne datat 26 mars deri ne 1 prill te këtij viti.

 

Ne shpjegimin qe Federata Europiane ka bere, ka sqaruar se bordi ekzekutiv i Federatës Shqiptare dha dorëheqjen për shkak te problemit te dopingut dhe Shqipëria nuk mund ta organizoje eventin ndërkombëtar ne fund te marsit. Sipas EWF ky është një problem i papritur dhe shume serioz. Për zgjidhjen sipas Federatës Eurpiane ka dy opsione: njëri prej tyre është gjetja e vendit të ri pritës dhe opsioni i dytë është shtyrja e organizatës për t’u dhënë më shumë kohë vendit të ri pritës për përgatitjet.

 

Prioritet i pare dhe me kryesor mbetet  organizimi i eventit  në kohën e vendosur më parë, si 26 mars-1 prill 2018. Ne këto momente EWF po negocion me disa Federata anëtare për të vendosur vend të ri pritës.

 

Ndërkohë Romela Begaj është e vendosur për te zhvilluar edhe testin B antidoping ne Kolorado duke marre edhe miratimin e agjencisë WADA.

 

Ne rast se edhe ne testin e dyte del pozitive jo vetëm ajo pritet te marre një ndëshkim shume te rende, por edhe Federata Shqiptare e peshëngritjes rrezikon te përjashtohet  nga dy deri ne 5 vjet mos pjesëmarrje ne aktivitetet ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *