Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV udhëton...

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u...

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale Tren de...

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i memorandumit

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

“S’ka hallin e listave, por të heqjes së koalicioneve”/ Basha: Rama prishi marrëveshjen

10 Korrik 18:27

Lideri i opozites Lulzim Basha ka paralajmeruar se cdo ndryshim i Kushtetutes nga ana e mazhorances do te shenoje fundin e marreveshjes se 5 qershorit. Pak minuta pas daljes publike se kryeministrit Basha ka deklaruar se per opoziten jane te papranueshme nderhyrjet ne sistemin zgjedhor

“Kryeministri në ikje nuk e prek dot Kushtetutën me 122 deputetë, nga të cilët gjysma nuk përfaqësojn askënd, përveçse paratë e Taulant Ballës dhe favoret me të cilat janë blerë dhe shitur. Çdo hap në këtë drejtim është fund i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është dhunim flagrant i konsensusit të arritur për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha.

Basha ka terhequr vemendjen se synimi i kryeministrit nuk jane hapja e listave, por heqja e koalicioneve parazgjedhore, dhe sipas bashes kjo levizje tregon friken e liderit te mazhorances nga rotacioni politik.

“Diskutimi i sotëm është për koalicionet parazgjedhore të cilat prej fillimit të demokracisë kanë qenë përherë një realitet i pluralizmit politik i sanksionuar në Kushtetutë, i sanksionuar në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. E drejta për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar në konklurimin politik. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës.”

Basha ka zbuluar se per te arritur tek heqja e koalicioneve kryeministri I ka bere atij edhe nje propozim gjate muajve mars e prill te ketij viti

“Për një muaj e gjysëm, Edi Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij, pothuaj çdo ditë me të njëjtin mesazh “Ti kryeministër, unë president, vetëm të heqim koalicionet.”

Basha ka shfrytezuar marreveshjen e 5 qershorit si argumentin e tij kryesor kunder ndryshimeve kushtetutese dhe garancine qe nderkombetaret dhane per ate kompromis si mbrojtja me e forte ndaj cdo veprimi te mazhorances.

Lideri i opozites eshte treguar i kujdesshem duke e zhvendosur gjithe aksionin e opozites tek mbeshtetja e nderkombetareve; duke preferuar ti shmanget komenteve se cfare do te beje Partia Demokratike nese mazhoranca i shkon deri ne fund ndryshimit te kushtetutes.

Negociatat dy ditore ne rezidencen amerikane sollen si produkt marreveshjen e 5 qershorit e cila kishte nje pike, ku theksohej se nuk ka  konsensus per ndryshimin e sistemit. Per kete shkak u mendua se debati per sistemin zgjedhor u mbyll dhe opozita parlamentare e humbi betejen e saj.

Por pak dite me vone deputetetet qe kane zene vendet e pd e lsi, depozituan ne parlament nje draft me ndryshime kushtetuese ku perfshihej pervec kerkeses se saj themelore per hapjen e listave edhe heqja e koalicioneve parazgjedhore, kjo e fundit nje kerkese e hershme e partise socialiste.

Kryeministri Rama zhvilloi dy takime me opoziten parlamentare, duke theksuar se mazhoranca ka nevoje per konsensusin dhe votat e opozites per te miratuar marreveshjen e arritur me PD.

Nje dite me pare kjo alibi ra, pasi nje pjese e deputeteve te opozites parlamentare shpallen publikisht voten pro Kodit Zgjedhor, por megjithate qendrimi i mazhorances tashme eshte i qarte; ajo do te votoje marrveshjen me PD por edhe ndryshimet kushtetuese

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama Lulzim Basha marreveshja

Nga e njëjta kategori

Vlorë, operacioni “Siguria” çon në pranga dy persona, sekuestrohen armë dhe drogë

më shumë...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte mburoja e një populli, jo agresori

më shumë...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila! SPAK jep detaje për operacionin kundër rrjetit të narkotrafikut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:11

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni...

9:59

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve...

9:56

Vlorë, operacioni “Siguria” çon në pranga dy...

9:29

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën...

8:59

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale...

8:28

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i...

8:17

Çfarë ju pret këtë të shtunë? Yjet...

8:11

Moti sot, diell dhe temperatura të larta...

10:38

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve...

10:06

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar...

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj m...
  • Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dysh...
  • Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërin...
  • Tronditet showbiz-i turk, aktorja e njohur në mesin e të arr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.