E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“S’ka fitues në luftë tregtare”, Xi Jinping: Duhet të punojmë për sistemin multilateral të tregtisë

Pas vendosjes së tarifave nga Shtetet e Bashkuara ka ardhur edhe reagimi i presidentit kinez, Xi Jinping. Ai ka deklaruar se nuk ka fitues në një luftë tregtare.

“Shtetet tona duhet të mbrojnë me vendosmëri sistemin multilateral të tregtisë, zinxhirët industrialë dhe të furnizimit global, si dhe mjedisin e hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar,” tha Xi Jinping, President i Kinës.

Reklamë

Edhe pse Donald Trump ka pezulluar zbatimin e disa tarifave, për Pekinin ka vepruar ndryshe duke vendosur një taksë prej 145 për qind. Kina i është kundërpërgjigjur SHBA-ve me të njëjtën monedhë.

Presidenti kinez ka nisur turin e tij në Azinë Juglindore me një vizitë në Vietnam, duke sinjalizuar se Pekini është i përkushtuar për tregtinë globale.

Pavarësisht se kjo vizitë ishte planifikuar më herët, ajo ka marrë rëndësi të veçantë për shkak të luftës me tarifa mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Vietnami ka përvojë në balancimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe Kinën. Ky shtet udhëhiqet nga një sistem komunist njëpartiak, ashtu si Kina, por ka marrëdhënie të forta me amerikanët.

Uashingtoni ka vendosur një tarifë prej 46 për qind ndaj mallrave të Vietnamit, megjithëse ajo është pezulluar për 90 ditë nga presidenti amerikan.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë