Subscribe

Edhe nga samiti i radhës i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, Shqipërisë nuk pritet t’i komunikohet data e mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Me gjithë dëshirën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që ajo të zhvillohet pa mbaruar ky vit, ajo nuk do të ndodhë.

 

“GLEDIS GJIPALI

DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI

 Më shumë se hezitim do të thoja është një dobësi e vendve të BE që nuk arrijnë ta bindin Bullgarinë për një veto e cila po bllokon gjithë procesin.”

 

Nëse deri në verën e këtij viti, artikulohej mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, për aq kohë sa Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja e saj, duket se nga diskutimet e liderëve të Bashkimit Evropian, kjo është hequr.

 

“GLEDIS GJIPALI

DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI

 Duhet patur parasysh edhe klima që ekziston në BE midis vendeve anëtare, nëse kanë dëshirë të shkojnë me këtë variant ose jo, vetëm në atë rast mund të propozohej fuqishëm, le të themi, edhe nga qeveria shqiptare kjo gjë.”

 

 

Për Gledis Gjipalin e “Lëvizjes Evropiane” në vendin tonë, vetoja bullgare nuk përbën arsyen e vetme pse proceset integruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk po njohin zhvillim.

 

“GLEDIS GJIPALI

DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI

 Nuk ka një oreks nëse mund ta quajmë kështu në Bashkimin Evropian, për të ecur shpejt me procesin e zgjerimit, jo vetëm me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, po të shohim edhe edhe Serbinë apo Malin e Zi nuk po ecin shpejt, ndonëse kanë vite me negociata të hapura.”

 

Në mungesë të një vendimarrje politike nga samiti i 6 tetorit në Bërdo të Sllovenisë, financiarisht Bashkimi Evropian do të mbështesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me një shumë të pa-dhënë ndonjëherë, 30 miliardë EURO.

 

 “Tregon që angazhimi është aty, nuk ka ndryshuar, pavarësisht situatave politike të brendshme, të cilat nuk shtyjnë më fort për procesin e zgjerimit.”

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *