Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me situatën në Ukrainë.

 

Ambasada e SHBA shkruan se përshkallëzimi i vazhdueshëm dhe qëndrimi kërcënues ushtarak i Rusisë kanë bërë që Departamenti i Shtetit të ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij.

 

Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv. Më tej, në mesazh theksohet nuk do të ndalen përpjekjet diplomatike për të ndaluar përshkallëzimin e krizës.

 

“Përshkallëzimi i vazhdueshëm dhe qëndrimi kërcënues ushtarak i Rusisë kanë bërë që Departamenti i Shtetit të ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij. Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv. “Ambasada do të mbetet e angazhuar me qeverinë ukrainase, duke koordinuar angazhimin diplomatik në Ukrainë. Ne po vazhdojmë gjithashtu përpjekjet tona diplomatike intensive për të ndalur përshkallëzimin e krizës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *