E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Situata nga Covid në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen 13 humbje jete dhe 421 të infektuar

FILE - In this April 13, 2021, file photo, school employee Amanda Anguiano gets tested for COVID-19 on the first day of in-person learning at Maurice Sendak Elementary School in Los Angeles. Children are having their noses swabbed or saliva sampled at school to test for the coronavirus in cities. As more children return to school buildings this spring, widely varying approaches have emerged on how and whether to test students and staff members for the virus. (AP Photo/Jae C. Hong, File)

Këtë të enjte Maqedonia e Veriut regjistroi 13 viktima nga koronavirusi, 421 të infektuar dhe 395 raste të të shëruarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 4,892 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Reklamë

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka arritur tashmë në 6,888, ndërsa raste aktive mbeten 6,602. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se Maqedonia e Veriut e ka kaluar “valën e fortë” të koranavirusit dhe se për momentin nuk pritet ndonjë valë e re.

“Kjo valë ishte një valë e fortë dhe kishte një numër të madh të pacientëve të diagnostikuar dhe pacientëve që kishin nevojë për trajtim spitalor, por vetëm në qytetet ku vaksinimi ishte i ulët, ndërsa në qytetet ku ishte më i lartë, nuk kishte mbingarkesë në spitale. Tani, në të gjithë vendin vaksinimi është rritur dhe unë mendoj se nuk duhet të ketë një valë tjetër të fortë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe të monitorojmë situatën”, tha Filipçe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë