Subscribe

Emergjencat Civile kanë dhënë informacion lidhur me situatën e përmbytjeve në Njësisnë Administrative Dajç.

Është përmbytur 1450 hektarë tokë bujqësore në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore, raporton Vizion Plus.

Për shkak të motit të përkeqësuar, rruga Darragjat Shirq është bllokuar. Nuk ka banesa të përmbytura, por prezencë ujë në oborret e 110 shtëpive.

Ndërkohë, në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.

“Hidrometri shënon 6.69 cm, me një rritje prej 9 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë. -Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore. – 1450 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore). -Rrugë të bllokuara Darragjat Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 130-150 cm në rrugë. -Ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar. – Prezencë uji në oborre 110 shtëpi. -Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *