Pas zhvillimeve të fundit në kampin blu, e veçanërisht pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se godina e selisë se PD-së ruhet nga gardistë dhe forcat RENEA, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me përplasjen mes Berishës dhe Bashës, të cilët i quan “kufoma politike”.

 

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata, tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *