Duket se gjykatat kanë mbetur peng i Reformës në Drejtësi, ku rreth 40 mijë dosje janë ende të pashqyrtuara në të gjithë vendin. Vizion Plus mëson se ndikim ka pasur edhe bllokimi i emërimeve në gjykatën e lartë.

 

Mësohet se si zgjedhje në Reformën në Drejtësi është parashikuar miratimi i hartës së re gjyqësore, që sipas ligjit duhet të miratohet brenda vitit 2019, si dhe plotësimi me gjyqtarë, i Gjykatës së Lartë. Ky institucion ka vetëm 4 gjyqtarë, nga 19 që duhet të jenë në total. Më problematike në vend ngelet pikërisht Gjykata e Lartë.

 

Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në këtë institucion është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 janë dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje të tjera janë penale.

 

Problematika te medha ka edhe edhe ne gjykata administrative te apelit. Kjo gjykatë ka rreth 2.000 dosje të pashqyrtuara, një pjesë e të cilave janë të regjistruara që në vitin 2013-te.

 

Thuajse e njëjta situate paraqitet edhe ne gjykata e Tiranës, e cila është një nga më të mëdha në vend për shkak edhe të dosjeve voluminoze që ajo shqyrton. Një gjyqtar i kësaj gjykate, shqyrton në ditë minimalisht 4 ose 5 çështje gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *