E premte, 23 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Sipërmarrësja tregon se cili është efekti kur pagat rriten me detyrim

Lindita Vrushi përfaqëson një biznes të vogël familjar në Elbasan. Ajo kishte katër të punësuar, por me kalimin e kohës dhe me rritjen e shpenzimeve në biznes, ajo u detyrua të shkurtojë dy prej punonjësve.

Gjatë një interviste në Vizon Plus në emisioni E-ZONE ajo tha se rritja e pagave me detyrim, pra me ligj nuk është një polikë e duhur, pasi ka kosto për biznesin.

Reklamë

“Rritja e pagave është çështje që duhet diskutuar dhe i bën mirë shoqërisë dhe ekonomisë. Gjithmonë ka vend që biznesi të rishikojë pagat në rritje të punonjësve. Por kjo rritje duhet të shoqërohet me analizë, kosto përfitim të punonjësve. Në shumë raste pagat rriten për shkak se ska punonjës jo se ka produktivitet të lartë dhe kjo shkakton kosto për çdo biznes”, tha Vrushi.

Të dy partitë e mëdha politike premtojnë se në 2026 paga minimale do të rritet në 500 euro, nga 400 që është aktualisht. Rritja është domethënëse, 25%. Paga minimale ka dy vite që nuk ndryshon, prej vitit 2023.

Reklamë

Por studimet tregojnë se rritja e pagës minimale në mënyrë të vazhdueshme dhe me ligj shoqërohet me katër efekte në treg, që janë rritja e inflacionit, rritje të papunësisë, frenim të investimeve private si dhe kosto të papërballueshme për biznesin e vogël dhe atë të mesëm.

“Me rritjen e kostove për shkak edhe të detyrimeve tatimore  bëra llogaritë dhe shkurtova dy vende pune. Punonjësit në biznesin tim ishin në fushën e shërbimeve, çka do të thotë pa praninë time në biznes, aktiviteti nuk mund të lihej në dorën e tyre. Ndaj unë nuk kam punonjës me pagë minimale sot”, tha Vrushi në Vizon Plus

Bizneset e vogla familjare janë ato që rritjen e pagës minimale e shoqëruar edhe me rritje të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për çdo punonjës e vendosin këtë kategori biznesi edhe më në vështirësi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë