E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Siguria e thyer në aeroport, “Nuk u mor asnjë masë për sensoret dhe për kamerat”

Grabitja spektakolare e së martës në Rinas risolli në vëmendje cenimin e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të vetëm të vendit ku udhëtojnë mijëra njerëz çdo ditë.

 

Reklamë

Për ngjarjen e përsëritur në harkun kohor të 3 viteve, ish shefi i komisariatit të Rinasit Zijadin Allaraj thotë se policia e shtetit ka jo pak përgjegjësi për parandalimin e ngjarjes pasi siguria e perimetrit të jashtëm është detyrë e saj.

 

Reklamë

Por sipas tij përgjegjësinë kryesore e ka koncesionari.

 

Zijadin Allaraj: “TIA nuk mori asnjëherë masa për vendosjen e sensoreve, për shtimin e kamerave , është detyrë e Ministrisë së Transporteve të kontrollojë koncesionarin.”

 

Ish-shefi i komisariatit Rinas thotë se është koha të rishikohet edhe marrëdhënia me koncesionarin.

 

“Aktualisht TIA nuk ka drejtor sigurie pasi ai është në hetim për grabitjen e parë”

 

Sipas burimeve pas grabitjes së parë policia me anë të disa shkresave i është drejtuar koncesioanrit që të marrë masa shtesë por asnjë rekomandim nuk është marrë parasysh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë