Drejtuesi Politik i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, pranishëm në Librazhd, foli për investimet e bëra gjatë këtyre viteve nga PS në këtë zonë.

Ai u shpreh se kjo bashku rregulloi sfidën më të madhe, që sipas tij, ishte uji i pijshëm.

Nërsa ftoi qytetarët që të votojnë PS-në në 25 prill, Balla tha se Shqipëria nuk mund të kthehet më pas.

“Ne kemi arritur që të bëjmë një histori transformimi urban dhe rural në Librazhd. Jam i gatshëm që të përballem me çdo përfaqësues të kujtdo partie. Le të marrim nga 92 de në 2021 investimet. Nëse në këtë bashki nuk janë 10 herë ë shumë investime se sa 23 vite, atëherë flasim. Nis puna për shtrimin e Peshkopisë me Librazhdin, që do të jetë një destinacion i rëndësishëm i turizmit malor. Ne po investojmë në disa rrugë të rëndësishme. Mos të harrojmë një investim që ka qenë jetik për Librazhdin, për ujin e pijshëm. Kishim rrjet të amortizuar. Sot e marrim ujin në 1250 metra lartësi. Berisha ka qenë dy herë kryeministër e President. Ilir Meta ka qenë kryeministër dhe president. Po më thoni se cila është puna që ata kanë bërë për Librazhdin. S’ja lëmë timonin një dordoleci në duart e Saliut dhe të Ilir Metës”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *