Ditët e fundit, Marsi është bërë mik dhe aleat i Dashit dhe tani, edhe planetët e tjerë duket sikur po shfaqin aleancën e tyre. Kështu, me pak fjalë, kjo shenjë është bërë mjaft e pëlqyer mes yjeve dhe kjo gjë i ndihmon që ta jetojnë më mirë të tashmen. Kësisoj, ndërkohë që nga e mërkura, Mërkuri do të fillojë ti ndihmojë, një hënë në eklips do t’i sigurojë shenjës së parë të horoskopit një periudhë mirëqenieje dhe bukurie.

 

Ekzistojnë momente gjatë të cilave bëhet mjaft e rëndësishme që të përpiqemi të kuptojmë se nga vijmë, që më pas të kuptojmë më mirë drejtimin dhe fatin tonë. Vëmendja duhet të përqendrohet te dita e mërkurë. Mërkuri do ta bëjë të nevojshme për demin analizën e karrierës dhe të hapave që do të ndiqen në jetë. Kur hëna e plotë ta bëjë më të qartë atë që kjo shenjë zotëron për të kaluar në hapin e radhës, mund të fillojë të hidhet në veprim. Gjatë fundjavës demi do të përpiqet që ta mbajë të gjallë dialogun me personat e afërt dhe do të dinë të kërkojnë ndihmë apo këshillë para një momenti dobësie.

 

 

Pas një periudhe në hije, Binjakët tashmë duken sikur duan ta mirëpresin sfidën e zjarrtë të Marsit, duke vendosur për të qenë protagonist në gjithçka. Falë hënës së plotë, do të gjejnë forcën për të rivendosur ekuilibrat në favorin e tyre, duke mos hequr më dorë nga aftësia për të zgjedhur e për të vendosur. Gjatë fundjavës, do të kenë kurajën e duhur për t’u përballur me Marsin, por këtë do ta bëjnë duke dialoguar me të, duke gjetur kompromisin e duhur.
Gaforrja konsiderohet si person që ka një nevojë të vazhdueshme për të folur, për të kuptuar e për të biseduar, kështu që kur Mërkuri do të reshtë së ndërhyri, kjo shenjë do të jetë mjaft e lumtur. Në fakt, duke filluar nga kjo javë, planeti i komunikimit nuk do t’ju detyrojë më që të rrëfeheni. Kjo është arsyeja pse të lindurit në shenjën e Akrepit do të bëjnë paqe me fjalët. Pas disa ditësh heshtje, gjatë fundjavës, Akrepi do të vendoset para zgjedhjesh që lidhen me kënaqësinë dhe argëtimin.

 

 

Për luanin ka ardhur momenti që të kuptojë dhe të fokusohet në një realitet që i intereson dhe që nuk e shpërfill dot më. Kanë nevojë për shumë energji për të reflektuar e për të kuptuar dhe për këtë do t’u vijë në ndihmë Mërkuri, që do t’i shtyjë që ta kuptojnë më mirë personin tjetër që kanë përballë. Kini kujdes me ato që thoni dhe mënyrën se si e thoni gjatë fundjavës. E shtuna do të jetë një ditë ku do t’ju duhet të përcillni pasion dhe energji, ndërsa e diela do të jetë një ditë më e qetë.

 

 
Kjo javë do të jetë e mbushur me sfida të vogla, me sprova dhe angazhime për virgjëreshën . Dhe kjo jo vetëm për shkak të Marsit që përpiqet t’i bëjë të paduruar, por edhe pse Mërkuri nuk do t’i mbështetë më dhe nuk do ua bëjë më situatat argëtuese. Çdo nismë konkrete duhet ta shtyni për të shtunën, sepse yjet do t’ju pajisin me energjinë e duhur për të vepruar.

 

 
Ndërkohë që Mërkuri bëhet më miqësor, ata që i përkasin shenjës së Peshores do të dinë të bëjnë paqe me ide, projekte dhe mendime. Nga e mërkura do të ndihen më inteligjentë, duke i ndihmuar ta jetojnë më mirë atë që i pëlqen dhe që e kanë pasion. Duhet të tregoni kujdes gjatë fundjavës, sepse nëse përballeni me një person të vendosur dhe të drejtpërdrejtë, mund të shfaqni një mungesë force dhe besimi në vetvete. Përpiquni të mos ndiheni kurrë inferior ndaj personave që flasin me ju.

 

 

Akrepi është mjaft i vetëdijshëm për faktin që janë shumë me fat dhe kanë shumë mundësi, por në këtë moment, nuk e kanë shumë të lehtë për të kuptuar se si t’i shfrytëzojnë këto mundësi. Por, gjatë mesit të javës, do të ndjejnë nevojën për të kuptuar se çfarë u nevojitet që të përpiqen të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen. Përpiquni të kuptoni dhe t’i vlerësoni hapësirat që ju japin mundësi që të bëni përpara. Por, gjatë fundjavës do të keni një energji të veçantë.

 

 

Të lindurit në shenjë e shigjetarin e nisin javën në kushte mjaft të favorshme. Duke filluar nga e mërkura, Mërkuri do t’i ndihmojë që të përjetojnë më mirë raportet me të tjerët. Ndërkohë, hëna e plotë do t’i ndihmojë të përcaktojnë objektiva të reja dhe të rëndësishme gjatë muajve në vijim. Por, gjatë fundjavës, yjet do t’ju japin disa detyra: gjatë të shtunës, bëni mirë t’i dorëzoheni pasionit të zjarrtë nën shoqërinë e dikujt që di se si t’ju stimulojë, ndërkohë që të dielën përpiquni të mos e ulni shumë entuziazmin.

 

 

Bricjapi duhet t’i thotë lamtumirë Mërkurit. Edhe planeti i ideve po ju braktis, duke ju lënë kështu nën shoqërinë e Saturnit, i cili ju ndihmon t’i kushtoni më shumë rëndësi gjërave praktike. Ky duket si një moment mjaft i përshtatshëm për t’u përpjekur që t’i përmirësoni ato situata që ndoshta nuk ju shkojnë aq mirë. Bëjeni tani ndërkohë që dikush është i gatshëm t’ju ndihmojë, apo të paktën, t’ju dëgjojë. Përpiquni që të jeni energjik edhe gjatë fundjavës, sepse Venusi do të përpiqet t’ju bëjë që ta humbisni entuziazmin për diçka.

 

 

Ujori
Mërkuri do t’ju pajisë me shkathtësi mendore dhe fizike dhe me një shpejtësi në mendim dhe në veprim. Kështu që tregohuni vigjilent duke ditur se jeni pajisur me aftësitë e duhura për t’u përballur me gjithçka dhe me çdo situatë. Të shtunën do të keni shumë dëshirë që të dëfreheni me miq, ndërkohë që të dielën do të reflektoni për atë që, për një arsye apo për një tjetër, ju është mohuar.

 

 

Peshqit
Marsi do t’ju bëjë mosbesues dhe nuk do t’ju japë mundësi që të ndiheni i qetë edhe para një situate të tillë, të cilën mund ta përjetonit në paqe. Por, përpiquni që të ndiheni i qetë me qëllim që të mos e prishni fundjavën, gjatë së cilës miq dhe kolegë do të përjetojnë diçka mjaft të veçantë, ndërkohë që ju nuk do të keni shumë dëshirë për gjëra të bukura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *