Subscribe

Janë me mijëra banorë në fshatra që ende nuk kanë titullin e pronësisë për tokën. Qeveria ka shtyrë edhe me një vit afatin ligjor me qëllim zgjidhjen e këtij ngërçi të krijuar prej vitesh.

 

Ministria e bujqësisë thotë se në njësitë vendore ka rreth 6 mijë kërkesa  ndaj dhe afati i ri ligjor është deri në 31 dhjetor 2018.

 

Individët që do të përfitojnë janë ato të cilët kanë marrë tokë me ligjin 7501 nga ndarja e komisioneve zonale, si dhe ata që nuk kanë ndryshuara adresë banimi nga viti 1992 deri në 2013.

 

Të dhënat zyrtare nga ministria sqarojnë se nuk bëhet fjalë për ndarje apo rindarje të re të tokës. Ky proces ka përfunduar nga komisionet vendore në vite. Por ata individë që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të marrin tapinë tashmë do të duhet të aplikojnë pranë bashkive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *