Në seancën e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme, i pandeuhuri Henrik Hoxhaj në dosjen ‘Plumbi i Artë’, rrëfue të tjera detaje në lidhje me atentat mafioze.
Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit. Porosia ishte për të ekzekutuar djalin, por atë nuk e gjetën, ndërkohë atentati ndaj biznesmenit Masha dështoi.
“Për Lulzim Mashën, porosinë për këtë rast Nuredini ma ka dhënë në Kosovë. Porosia fillimisht ishte për djalin e Lulzim Mashës, por nuk e gjetëm. Nuk po gjenim të birin dhe menduam të godisnim të atin që të vinte ky nga jashtë, kështu i bënim ne këto punë. Kur bëmë ngjarjen ndaj Lulzim Mashës, unë dëgjoja çdo gjë në radio se kisha radio policie. Skerdi doli huq dhe i ngeci arma, në radio jepeshin pershkrimet e tij”, tha Hoxhaj.
Ndër të tjera Hoxhaj tregoi edhe atentatin ndaj Nuredin Dumanit ku mbeti i plagosur rëndë. Hoxhaj u shpreh se ishte ai që i shpëtoi jetën. Sipas tij, Dumani i kishte thënë se shofer në atentat ka qënë Talo Çela.
“Pastaj më shkruan Nuredini, më thotë “o kusho hajde se më vranë”. Shkova atje, e mar Nuredinin. Mora dhe dy armët. Më tha me ço në Durrës. Nuk e çoja dot dhe e mora në Fier. E çova të shtëpia ku rrinte ai. Mora në telefon një të njohurin tim Bledin. I thashë më duhen dy doktorë. I tregova armën dhe i thashë do vini se sben te shtëpia. E pashë Nuredinin i ishte nxirë buza. Më thanë do i ketë vajtur plumbi në stomak. Në sallë nuk e fusim dot dhe i detyrova ta zgjidhnin aty dhe ta shpëtonin atë palaçon. Pastaj erdhi policia aty, nuk e di se si. Unë Nuredinin e kam mbajtur dhe mes Tiranës. Pastaj Nuredini na shiti të gjithëve. Ne kemi vra 100 si puna e Nuredinit. Kur e pyeta Nuredinin për ngjarjen, me tha mua ishin 4 veta, 3 me maska, shoferi pa maskë ishte Talo Çela. Unë nuk e besova, por kështu më tha”, u shpreh Hoxhaj.
Në dëshminë e javës kaluar Henrik Hoxhaj rrëfeu për mënyrën sesi arritën që të vrisnin Dorian Shkozën në Durrës duke treguar prishjet mes grupeve kriminale dhe pazaret e drogës./vizionplus.tv





