Cristian Shpendi po shkruan historinë, shifrat mbresëlënëse me Cesenën

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Cristian Shpendi, po shkëlqen me fanellën e Cesenas në kampionatin italian. 22-vjeçari është shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të skuadrës, falë paraqitjeve dhe efikasitetit të tij para portës kundërshtare.
Në 13 ndeshje të zhvilluara në Serie B këtë sezon, Shpendi ka realizuar 12 gola dhe ka dhënë 1 asist, duke regjistruar një kontribut të drejtpërdrejtë në 13 gola të skuadrës.
Sulmuesi kuqezi ka qenë veçanërisht vendimtar në javët e fundit. Në përballjen ndaj Empolit realizoi një gol, ndërsa ndaj Hellas Veronës gjeti sërish rrugën e rrjetës. Kulmi erdhi në sfidën kundër Ascolit, ku realizoi një tregolësh në fitoren 5-1 të Cesenas.
Me këto shifra, Shpendi renditet në krye të klasifikimit të golashënuesve të Serie B, duke lënë pas shumë emra të njohur të futbollit italian.
Një formë fantastike për talentin shqiptar, i cili po konfirmon potencialin e tij dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Cesenas.
Statistikat e Cristian Shpendit këtë sezon:
- 12 gola në Serie B
- 1 asist
- 13 ndeshje
- 13 aktivizime si titullar
- 1,112 minuta të luajtura
- Golashënuesi më i mirë i Serie B




