E hënë, 5 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shullazi debat me gjyqtaren, shtyhet sërish seanca

Duket se ngërçet procedurale nuk kanë të mbaruar për procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe kater anëtarëve te tjere të grupit të tij. Këtë të martë apeli i krimeve të Rënda shtyu për të 7 herë seancën gjyqësore, ndërsa trupi gjykues ishte ndryshuar me dy anëtarë.

 

Reklamë

Kjo gjë solli edhe rinisjen nga e para të procesit, ndërkohë që i pandehuri Blerim Shullazi nuk ishte dakord me kryesuesen e treshes gjykuese. Ai tha se nuk mund të pranonte qe procesi te zhvillohej me gjyqtaren Saida Dollani pasi më herët ka qene ne gjyq me të.

 

Pas ngritjes se ketij pretendimi, avokati i tij Bledar Meminaj, bëri kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Dollani, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga nje tjetër gjyqtar.

 

Në këto kushte gjykata vendosi që seanca e rradhës të zhvillohet në datën 2 Maj, ku u kërkua të njoftohej edhe avokati i të pandehurit Gilmando Dani.

 

Mbrojtesi ligjore ishte përjashtuar nga treshja e pare e procesit duke u zëvendësuar me avokat kryesisht.

Më shumë video

Reklamë