E shtunë, 10 Tetor 2026 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shuhen zjarret në Karaburun/ Peleshi: Pas dy javësh nuk ka më asnjë vatër aktive

Pas dy javë përpjekjesh nuk ka më vatra zjarri në Karaburun. Lajmi e bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një status në rrjetin social Facebook.

 

Reklamë

Këtë të mërkurë, një tjetër vatër zjarri u riaktivizua në Karaburun, por pas ndërhyrjeve nga toka dhe ajri u shmang çdo përhapje e mundshme e flakëve.

 

Reklamë

Ndërhyrja e shtabit të emergjencave dhe forcave ushtarake bënë të mundur që të ruhej Parku Kombëtar i Llogorasë.

 

Ministri Peleshi ka falenderuar punonjësit që janë angazhuar këto ditë, por sipas tij beteja me zjarret ende s’ka mbaruar.

 

Sipas të dhënave nga Shtabi i Emergjencave në qarkun e Kukësit ka ende vatra aktive, konkretisht në majën e Rrunes. Për izolimin e vatrës jane angazhuar 10 forca zjarrfikëse, punonjës të pyjeve dhe banorë të zonës. Ndërsa në Bashkinë Tropojë ka dy vatra, konkretisht ne fshatin Betoshe dhe Dragobi, ku stafi i emergjencave po vijon operacionin për shuarjen e flakëve.

 

 

Më shumë video

Reklamë