Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shtyrjes për ditën e shtunë të protestës kundër rritjes së çmimeve.

 

Sipas kreut të qeverisë, kjo shtyrje lidhet me “mobilizimin financiar të foltoreve dhe fallxhoreve”, për të sjellë militantë nga rrethet.

 

“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim”, shkruan Kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *