Shtyhet sërish gjyqi në ngarkim të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelës.

 

Një ditë më parë u tërhoq nga gjykimi I cështjes, gjyqtarja Daniela Shirka, e treta që e bën një veprim të tillë.

 

Gjyqtarja Shirka argumentoi se është në papajtueshmëri përderisa ka shqyrtuar një çështje të bashkëlidhur e atë të ish-ministrit.

 

 

Në këtë mënyrë cështja iu delegua për gjykim, gjyqtarit të Apelit të Durrësit Florian Kalaja. Ky i fundit kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen voluminoze prej 60 fashikujsh.

 

Ndaj edhe séance u shty për në datën 17 janar ora 10:00.

 

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

 

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve pas goditjes së grupit të Habilajve në 2017, një organizatë  e madhe kriminale në fushën e trafikut të drogës dhe kërkoi arrestimin e tij.

 

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Mirëpo, vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim, pasi u konstatuan parregullsi në proces.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *